Ish-deputeti i PD-së bëhet këshilltar i Osmanit

E publikuar: 02/09/2025 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, ka njoftuar se pas largimit nga Parlamenti i Shqipërisë do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij politike.

Ai i është bashkuar ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani si këshilltar për Politikë të Jashtme.

Pak ditë më parë, Çollaku ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, duke i hapur rrugë angazhimit të tij të ri.

“Të dashur miq, me kënaqesi dhe krenari kam pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ,për t’u bere pjese e ekipit të saj nese pozicionin e Këshilltarit për Politike të Jashtme”, shkroi ai në Facebook.