Xhensila Pere, bukuroshja e Birg Brother 8 e cila pati një lidhje me Fatjonin, thotë se tashmë është lumturisht single dhe se nuk ka kohë për lidhje për shkak të angazhimeve me biznesin e saj.
Për të gjithmonë janë joshës meshkujt e pushtetshëm por për momentin nuk ka “asnjë pamje të bukur në horizont”.
Në një intervistë për Bluetooth ajo thotë se meshkujt i kanë bërë oferta të çmendura në shuma marrëmendëse të cilat shprehet se nuk do t’i thotë kurrë. E pyetur nga gazetarja nëse bëhet fjalë për më shumë se 100 mijë euro, Xhensila përgjigjet: “Kjo nuk merret në konsideratë, as nuk quhet ofertë. Më shumë”.
“1 milion” – insiston gazetarja. “Të mos e ekzagjerojmë” – shprehet Xhensila.



















