Ish-banori i BB i ka idetë e qartë: Martesë?! Pas moshës…

E publikuar: 05/02/2018 01:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megjithatë shumë ujëra kanë lëvizur qëkur Arbër Çepani e mori atë çmim. Gjatë këtyre viteve ai i është dedikuar televizionit dhe projekteve të ndryshme. 

Megjithatë i ftuar në emisionin “Siluete” të gazetares Gerta Gixhari veç projekteve dhe dëshirës së tij për të punuar Arbri u shpreh edhe sa i përket anës personale. Ndonëse ka dalë prej pak kohësh nga një lidhje e gjatë ai e sheh martesën si një plan mjaft të largët, pas moshën 40-vjeçare. 

“Këto vite deri tani i kam shijuar në mënyrën e duhur dhe i kam bërë të gjitha në mënyrën time. Por në këtë periudhë do nis të jem më i strukturuar në punën që bëj të kem një agjendë. Kur më pyesin shokët familjarët ke gjetur ndonjë një vajzë, i them pas të 40-ve do filloj t’a mendoj seriozisht diçka të tillë,”-theksoi Çepani. 

Sa i përket lidhjeve që ka patur ai i vlerëson të gjitha si lidhje ku më tepër ka marrë se ka dhënë. “Të gjitha lidhjet që kam patur kanë qenë lidhje që me shumë më kanë dhënë se më kanë marrë, tani është një periudhë ndoshta egoiste pasi po i dedikohem tërësisht vetes dhe projekteve që unë kam do e kisha shumë të vështirë t’i dedikoja kohë një personi tjetër qoftë edhe fizikisht,”-përfundoi ish-banori i Big Brother, i cili aktualisht drejton emisionin e mëngjesit në RTSH./Gazeta Express/