Ish-anëtarët e Agjencisë së Akreditimit kishin shkelur ligjin, prandaj u shkarkuan! (Dokument)

E publikuar: 09/10/2017 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhur me proceset e akreditimit që janë bërë “objekt i diskutimit publik” dhe në bazë të shënimeve dhe analizës që ka bërë redaksia e gazetës Indeksonline, Agjencia e Akreditimit ka bërë shumë parregullsi që, kryesisht, ndërlidhen me shkeljen e kritereve me rastin e akreditimit, duke treguar tolerancë shumë më të madhe për institucionet publike sesa për ato private.

Parregullsitë janë duke e përcjellë në vazhdimësi sepse Agjencia gjithnjë ka qenë e ndikuar nga politika dhe ka qenë e detyruar nga politika që t’i akreditojë si universitete gjashtë institucionet publike të arsimit të lartë jashtë Prishtinës, edhe pse asnjëri prej tyre nuk i përmbush kushtet ligjore për të qenë universitet.

Shkeljet:

1. Në bazë të LIGJI Nr. 04/L-037 Për Arsimin e Lartë në Republikën E Kosovës Neni 10, pika 2. Në bazë të dispozitave të këtij ligji, emërtimi “Universitet”, mund t’i jepet vetëm atij bartësi të akredituar të arsimit të lartë, që ka ofruar kurse apo programe të akredituara për së paku pesë vjet, në të paktën pesë fusha studimi, sikurse përcaktohet në akt nënligjor të Ministrisë dhe i cili ka nxjerrë të paktën nga një të diplomuar me doktoratë të akredituar në secilin nga këto programe studimi.

2. Janë pezulluar mbi 140 programe të studimeve për mungesë të stafit akademik,

Duke ju referuar deklarimit zyrtar të ish Drejtorit Prof.dr.Blerima REXHA si “veprime të mira”  për mbledhjen e fundit të Bordit, të mbajtur me 22 shtator 2017, pasi që është bërë tërheqja e akreditimit për disa programe me profesor që nuk janë nga Kosova por pikërisht në këtë mbledhje dyshohet se  është vepruar në mënyrë selektive në bazë të dokumentit që posedon redaksia e Indeksonline. Për arsye se disa Institucione me të punësuar nga Maqedonia dhe Shqipëria u janë aprovuar programet nga Bordi i AKA’së dhe e kanë filluar procesin e regjistrimit e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/2018.

Por mbetet të verifikohen edhe stafi nga Shqipëria dhe vende tjera të cilët janë bartës të programeve me marrëdhënie të rregullt të deklaruar në AKA,  por ata dyshohet se kanë marrëdhënie të rregullt edhe në vendin e tyre të origjinës.

 

 

Shihe listën e profesorëve nga Republika e Maqedonisë që janë në marrëdhënie të rregullt pune dhe Agjencia e Akreditimit e cila ka bërë lëshime duke ju mundësuar akreditimin e programeve disa institucioneve  (Publike dhe Private) si në vijim.

Linku ku janë të punësuar në Maqedoni:_______________

Linku i AKA’së ku “lëshimet” janë të aprovuar nga AKA:    http://akreditimi-ks.org/docs/…

Kjo kërkesë për staf akademik rrjedh në bazë të Udhëzimit Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës Nr. 20/2016  Të dt.  20.09.2016, Neni 11 – Standardet e Cilësisë për programet studimit, pika 3.2. Të paktën 50 % e stafit akademik duhet të jenë të punësuar me orar të plotë të përhershëm, duhet të jenë të kualifikuar në nivelin  e PhD-së  apo titujt e barasvlershëm artistik dhe duhet të jenë përgjegjës për të paktën 50 % të orëve mësimore të një programi të studimi. Për të siguruar lidhjen mes kërkimit shkencor dhe mësimdhënës në universitete ose kolegje universitare ky staf i përhershëm me orar të plotë duhet të përmbajë të paktën tre (3) anëtarë për secilin program të studimit, prej të cilëve të paktën njëri (1) duhet të jetë profesor i rregullt me orar të plotë që nuk është në moshën e pensionimit . Këto kërkesa kanë aplikim dhe tek kolegjet dhe institucionet tjera të arsimit të lartë të cilat nuk synojnë të kenë statusin e kolegjit universitar, përveç që nuk do të ketë kërkesa për ekipin e stafit të udhëhiqet nga një profesor I rregullt me orar të plotë.

Indeksonline që disa ditë ka dërguar pyetje te Ministria e Arsimit përkitazi me këtë temë mirëpo nuk ka pranuar përgjigje./Indeksonline/