Një portret në Al Jazeera, ku lartësohet figura e Presidentes Atifete Jahjaga, ka nxitur edhe një reagim të fortë të ish-Ambasadorit të SHBA’vë në Kosovë Chris Dell kundër Veton Surroit. Duke folur në superlativ për Jahjagën, të cilën sipas të gjithave ai e kishte propozuar për Presidente të Kosovës, Dell ka thënë se Surroi është përpjekur t’u hedh helm arritjeve. Ish-diplomati amerikan ka sulmuar edhe opozitën për bllokadën e Parlamentit duke i quajtur ata tiranë potencialë.
Dell në postimin e tij, në Facebook, ku edhe ka shpërndarë një shkrim të Al Jazeera’s për portretin e Presidentes Jahjaga, ka sulmuar Veton Surroin dhe opozitën, duke thënë se ndihet krenar me Presidenten Jahjaga.
“I gjithë tërbimi dhe përpjekjet e Vetonit për të ndryshuar historinë dhe për t’u hedhur helm arritjeve nuk mund t’i ndryshojnë dy fakte:
Presidentja Jahjaga ka bërë për imazhin ndërkombëtar të Kosovës më shumë se secili ose më shumë se çdokush tjetër që do të mund të bënte dhe 2) në kohën e krizës së thellë në Kosovë, liderët e zgjedhur u kthyen tek ajo (dhe jo te ai (Surroi) apo dikush tjetër) për t’i shërbyer vendit, ajo iu përgjigj thirrjes, dhe parlamenti e bëri atë presidenten e parë të zgjedhur ndonjëherë me dy të tretat e deputetëve, si zgjedhja më e mirë kushtetuese”, thuhet në postimin e Dell.
Duke iu referuar vendimit të sotëm për Kosovën në UNESCO dhe bllokadës së Parlamentit Dell thotë se “mendjet e vogla kritike”, kameleonët dhe tiranët potencialë duhet të ndalin veprimet e tyre me gazin lotsjellës dhe domatet dhe duhet të falënderojnë qytetarin që bëri më shumë se kushdo tjetër që kjo të realizohej”, shkruan Dell dhe në fund, shkrimin e përmbyllë me “Krenar me Presidenten”.