Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka marrë pjesë në një aktivitet mjaft interesant.
Mustafa bashkë me bashkëshorten e tij, kanë vizituar sot kopshtin ku mëson nipi i tyre dhe aty lexuan një libër për fëmijët.
“Gjyshërit e mi janë të veçantë”, ishte libri që Mustafa lexoi për fëmijët e kopshtit.



















