Isa Mustafa tregon nga kush po kërcënohet koalicioni VV-LDK

E publikuar: 04/03/2020 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Isa Mustafa lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur rreth koalicionit VV-LDK, shkruan gazeta inFokus.

Mustafa ka thënë se ky koalicion mund të kërcënohet vetëm nga vetë koalicioni por që ai nuk po e sheh një kërcënim të tillë.

E sipas Mustafës aq më pak është LDK-ja, që po e kërcënon këtë koalicion bashkë qeverisës.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Një sondazh me prapavijë qëllimkeqe i TV Dukagjini.

“A po e kërcënon LDK koalicionin?” Kjo është pyetja që iu shtrua opinionit sonte!

Sipas kësaj, Redaksia e TV Dukagjinit e paska vendosur, se në çdo alternativë LDK duhet të jetë ajo që kërcënon. Dhe paraprakisht duhet etiketuar si përgjegjëse LDK-në. Pyetja është sugjestive dhe rrjedhimisht është joprofesionale. Sepse një TV serioz do duhej, nëse bash ka nevojë, të shtrojë pyetje neutrale: Kush po e kërcënon koalicionin…

Dhe unë do të përgjigjesha se koalicionin mund ta kërcënojë vetë koalicioni. Por këtë kërcënim nuk e shoh. IM