Kryesore

Isa Mustafa: Qytetarët ndjehen të sigurt në shtetin e tyre

03.04.2016 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se zhvillimi ekonomik do të jetë bazë e fortë e zhvillimit arsimor e shëndetësor, për ndërtim të infrastrukturës rrugore, shkollore, sportive e kulturore, për stabilitet politik e social.

Ai në rrjetin social ka shkruar se njerëzit tanë po punojnë, në bujqësi, në prodhim, në tregti, në shërbime, ku po rritet edhe efiçenca e shërbimit civil.

Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:

Të nderuar miq,

Kosova është në rrugë të mbarë.

Para dy ditësh filloi aplikimi i marrëveshjes së parë kontraktuale me Bashkimin Evropian, MSA-së. Në fund të muajit të kaluar përmbyllëm edhe ato pak rekomandime të mbetura për liberalizimin e vizave. Në të njëjtën kohë Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendosi të zbres çmimin e energjisë elektrike për sektorin e ekonomisë, përfshirë edhe Trepçën dhe Feronikelin, ndërkaq nuk u shtrenjtua energjia për qytetarë.

Bizneset shprehen pozitivisht për masat e politikave ekonomike dhe politikave fiskale dhe për efektet pozitive të këtyre masave në të bërit biznes në Kosovë. Njerëzit tanë po punojnë, në bujqë si, në prodhim, në tregti, në shërbime; po rritet edhe efiçenca e shërbimit civil.

Vitin që shkoi e përmbyllëm me stabilitet të plotë buxhetor, kundrejt rritjes së ndihmave sociale, siguruam fonde për rritjen e pensioneve për kontributdhënësit dhe përfunduam të gjitha detyrimet kontraktuale. Fluksi i investimeve të jashtme të drejtpërdrejta ishte më i madh krahasuar me shumë vite më parë. Qytetarët ndjehen të sigurt në shtetin e tyre.

Është mirë që këto ecuri ti shohim, ta vlerësojmë veten dhe vendin tonë. Të ndihmojmë të gjithë për një ambient tërheqës për investime dhe zhvillim ekonomik.

Zhvillimi ekonomik do të jetë bazë e fortë e zhvillimit arsimor e shëndetësor, për ndërtim të infrastrukturës rrugore, shkollore, sportive e kulturore, për stabilitet politik e social dhe do të konvergjojë me forcimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit.

Duhet ta respektojmë veten që të na respektojnë të tjerët. Qytetarët dhe vendi ynë meriton më shumë respekt. IM

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve