Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vazhdon të jetë në Gjermani ku po trajtohet në një spital.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se mjekët i kanë dhënë lajme të mira nga analizat e fundit që i ka bërë kryetari i LDK-së.
Për këtë arsye djali i kryeministrit, Besniku ka ardhur në Kosovë pas përmirësimit të shëndetit të babait të tij,.
“Mjekët kanë konfirmuar se ka rezultate pozitive pas analizave të fundit. Në dy ditët e fundit ka patur ushtrime fizioterapike të cilat poashtu po ecin mirë. Mjekët e kanë këshilluar atë që të vazhdojë edhe për një kohë fazën e rehabilitimit deri në një situatë të re”, ka thënë burimi i afërt me ish-kryeministrin Mustafa.
Isa Mustafa ndodhet në një spital të Shtutgartit ndërsa pranë tij janë disa nga antarët e familjes së tij./zeri.com/