Isa Mustafa përmbahet për situatën në LDK: Do të adresohen në organe partiake, ashtu siç kanë paralajmërua

E publikuar: 12/01/2026 07:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosovës (LDK), Isa Mustafa, refuzoi të komentojë situatën aktuale në të cilën gjendet partia që i priu dhe debatet në publik rreth llogaridhënies së kryesisë aktuale që në dukje e siç kritikohet po tenton t’i shmanget përgjegjësisë.

Mustafa që s’ishte edhe aq i përmbajtur pak para zgjedhjeve për qëndrimin partiak rreth trajtimit të figurave të LDK’së vendosi këtë herë që t’i shmanget këtij debati publik. Megjithatë, ai shtoi për Vox Kosova të dielën se këto çështje do të adresohen në forumin e subjektit politik, siç ishte paralajmëruar që gjithashtu e theksoi.

Ai se “nuk më takon të paraprij me vlerësime” dhe se partia do t’i trajtojë në organe këto çështje “Jam përmbajtur këtë kohë nga involvimi në këto debate”, tha Mustafa për VOX Kosova, kur u pyet për sulmet e Abdixhikut ndaj kritikëve dhe nëse ai duhet të jap dorëheqje. Ish-Kryeministri beson se “LDK do t’i shtrojë këto çështje në organet partiake, ashtu siç kanë paralajmëruar”.

Abdixhiku ditëve të fundit por edhe më parë kishte hedhur baltë mbi komentatorët politik në opinion publik që kritikonin LDK për qëndrimet dhe vendimet e LDK’së.