Isa Mustafa mobilon zyrën, shpenzon 20 mijë euro

E publikuar: 25/02/2016 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrat e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës tash e tutje do te duken me ndryshe. Në to do të nis vendosja e inventarit të ri. Blerjen e tyre e ka bërë përmes një tender publik vetë zyra e kryeministrit. Investimi në zyre kap shumën e 20 mijë eurove.
Në zyrat e kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa nga muaji i ardhshëm do të nis vendosjen e mobileve të reja.

Blerja e tyre që kap shumën e 19 mijë e 465 eurove është bërë përmes një tenderi publik.

Njoftimin për këtë furnizim e ka bërë vet zyra e kryeministrit në faqen e KRPP’së. Në garë për tenderin “Furnizim me inventar për zyre” kanë qenë gjashtë kompani.

Kurse, fituese është shpallur “Mobelland” nga Suhareka. Kontrata mes zyrës së kryeministrit dhe kompanisë fituese do të nënshkruhet me 07.03.2016.

iii