Kryeministri Isa Mustafa e ka kundërshtuar sot homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq se liqeni i Gazivodës (Ujmanit) është shumica në territorin e Serbisë dhe se për të është diskutuar në Bruksel.
Ai tha se asnjëherë deri me sot nuk është biseduar me Serbinë për Gazivodën dhe se 70 për qind e tij janë në territorin e Republikës së Kosovës.
“Konkretisht për pronësinë e saj nuk është diskutuar në bisedimet e Prishtinës me Beogradin”, tha Mustafa gjatë konferencës me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Frank Walter-Steinmeier. /Indeksonline/