Isa Mustafa i thotë Jakup Krasniqit në FB që t’i fryejë prapanicës së kalit

25.02.2016 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Isa Mustafa i thotë Jakup Krasniqit në FB që t’i fryejë prapanicës së kalit

Kreu i LDK-së e njëherësh kryeministër i vendit, Isa Mustafa, ka një kundërpërgjigje të ashpër ndaj ish kreut të Kuvendit, Jakup Kransiqi, i cili më parë ka thënë se me votimin e Thaçit president, LDK-ja tkurret e madje mund të shpërbëhet.
Më poshtë është statusi i Mustafës:

Shumë nga bashkëpunëtorët e mi, po më thonë të heshti. Nganjëherë më thonë që është trashëgimi e LDK-së të durojmë. Por disa gjera nuk durohen.

Kur e shoh se sa ‘të preokupuar’ janë me fatin e LDK-së ata që kanë gëzuar pozitat më të larta në Kosovë e kurrë nuk kanë pranuar as ta vizitojnë varrin e Ibrahim Rugovës dhe t’ia bëjnë nderimet, bile për së vdekuri se për së gjalli jo se jo, ec e mos fol. Ata sot mërziten shumë se LDK do të tkurret ose do të shkapërderdhet. Bile ishin shërbyer edhe me prapanicën e kalit.

Ata mund ti fryjnë kësaj prapanice natë e ditë. Të njëjtin fat mund ta kenë edhe ata që janë shitë të afërt me Rugovën për së gjalli të tij, e nuk kanë lënë të zezë pa bërë për interesa të tyre personale.

LDK nuk është e preokupuar sot për vetveten por për shtetin, për Kosovën. LDK nuk do të lejojë që Kosova të mbetet pa institucione, ngase dikujt kjo i konvenon, nuk do të lejojë që të shkaktojë zgjedhje në të cilat do të ketë trazira dhe gjakderdhje, nuk do të lejojë që këtë shtet që e kemi ndërtuar me Rugovën e me miqtë tanë, të cilin e kanë pranuar 111 vende ta eksperimentojmë në Republikën e Tretë të majtistëve, të cilën s’do ta njihte askush.

Kjo do të jetë përgjigja e deputetëve dhe anëtarëve të LDK-së, atyre që mendojnë për Kosovën dhe e donë Kosovën, për njerëzit që i vlerësojnë 26 vjet të LDK-së si parti institucionale.

Nesër do të zhgënjehen vetëm ata që e presin rrënimin e shtetit të Kosovës për interesa të tyre meskine.

Ky reagim vjen pas një postimi në Facebook nga Jakup Krasniqi, ku ai parasheh “tkurrjen” e edhe “shpërbërjen” e LDK’së.

Mesazhi i Krasniqit

Kryeministër, mos shitë ndershmëri?!

Sot në KTV, në lajmet e orës 15.00 u th se Isa Mustafa paska thënë: “Në mandatin tim nuk ka asnjë aferë korruptive”?!

Këtu natyrshëm shtrohet pyetja, kush, kur e kujt po ia thotë ketë? Çka i konsideron Isa Mustafa, qytetarët e Kosovës?

Mos po i konsideron “Tulipanë të bardhë”!

Apo po i konsideron si Çuranë, që kur fishkëllen Kryeministri, ata të nxjerrin zërin e pa artikuluar që din e mund ta nxjerrin vetëm çuranët (bibanët)!

Si arriti ai dhe vartësi i tij në qeveri, t’i neutralizojnë zërat kundërshtarë në partinë e tij (LDK), që të pranonin të rrinin në seancën kur Thaçi zgjidhet për President? Kur është më se e qartë, se më ketë votim, shkatërrues për LDK-në, kjo parti do të shkoj nga tkurrja edhe më e madhe, mbase edhe shpërbërja!

Edhe sikur mos të kishte në ketë rast korrupsion financiar, korrupsion moral e politik ka sa të duash! Gjithë jeta e juaj është moralisht e politikisht e korruptuar, por tani ju dhe deputetet tuaj po e bëni për para të grabitura nga buxheti i Kosovës, me para të tatim paguesve tanë. Pasi e gjithë politika e LDK-së që nga viti 2010, është ngritur mbi kundërshtimin e deklaruar dhjetëra e mijëra herë nga eksponent të lartë të LDK-së?

Duhet të keni pasur, ju dhe rrethi i juaj, interesa tepër të mëdha personale, përndryshe nuk do të përmbysej ajo filozofi politike e ngritur mbi ato akuza e kundërshti?!

Prandaj Kryeministër, mos u beje engjëll, se korrupsion më të madhe sesa ka pasur në ketë mandat nuk ka pasur në të gjitha mandatet tjera marrë se bashku! Apo ju ndoshta korrupsionin po e shihni si një monstrum më brirë, që e sheh secili njeri që nuk është i verbër. Mos na e fyeni inteligjencën!

Prandaj Kryeministër, “mos shitë pordhë kali” për moral e ndershmëri!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave