Isa Mustafa ftohet në Zvicër nga Dega e LDK-së- por por zor që Kryetari do t’ju përgjigjet!

E publikuar: 15/06/2015 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër janë të pakënaqur me zhvillimet e fundit në parti.

Prandaj kjo Degë ka vendosur që të thërrasë Kryesinë e Zgjeruar, me datën 20 qershor, pjesë e së cilës është edhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Siç njoftohet në komunikatën lëshuar për media Kryeministri Mustafa është thirrur, bashkë me sekretarin Ismet Beqiri, për të “asistuar në mbledhje dhe për të paraqitur faktet e një vendimi të shëmtuar”.

“Kurse nënkryetari aktual i Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi, ftohet për të sqaruar anëtarësinë se çfarë synon me veprimet e tij, të cilat bien ndesh me vullnetin e shumicës absolute të anëtarëve të kryesisë”, thuhet në komunikatë.

Kryesia e kaluar e LDK-së e pat quajtur jolegjitime udhëheqjen në këtë degë të LDK-së dhe si pasojë delegatët e saj nuk u lejuan të marrin pjesë në Kuvendin e fundit të LDK-së ku Mustafa u rizgjodh kryetar. E njejta gjë vlen edhe për Degën e LDK-së në Gjermani. Në sytë e LDK-së në Prishtinë degët e LDK-së në këto dy shtete paraqesin vetëm probleme dhe ende nuk dihet si Mustafa do të veprojë me këto degë.