Kreu kosovar i ekzekutivit, Isa Mustafa i cili të martën bashkë me Hashim Thaçin do të pritet nga kancelaria Angela Merkel, ka thënë se në atë takim nuk do të flitet gjatë për Gjykatën Speciale.
Megjithatë, ai e ka pranuar se takimi atje do të jetë i hendikepuar me faktin se ekipi i Kosovës do të shkojë me bagazhin e refezumit të themelimit të kësaj Gjykate. Mustafa tregon se nuk do të ndihet mirë gjatë takimit që do ta këtë me kacelaren e Gjermanisë. Mirëpo, ai, në një intervistë për televizionin publik shpreson se votimi i saj do të behët dhe se Kosova do ta themelojë këtë Gjykatë.
“Po hendikepi është gjithsesi prezent. Por, ne nuk do të bisedojmë shumë për këtë çështje. Pasi ne kemi menduar se Kuvendi do ta votojë dhe Kosova do ta marrë përgjegjësinë. Por, unë shpresoj se ne do ka rikthejmë dhe deputetët do ta gjejnë arsyen që ta votojnë”, ka thënë Mustafa.
Mustafa thotë se nëse kjo nuk behët atëherë Kosova do ta humbë sovranitetin e vetë.