Isa Mustafa e mbyll zyrën e veteranëve të UÇK-së

13.05.2016 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Isa Mustafa e mbyll zyrën e veteranëve të UÇK-së

Veteranët e UÇK-së problemet e tyre nuk do të mund më t’i adresojnë në zyrën për çështje të veteranëve të Luftës së UÇK-së e cila ka funksionuar në kuadër të zyrës së kryeministrit tash e disa vjet.
Kjo pasi që vet kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të mbajtur në Qeverinë e Kosovës ka vendosur që ta mbyllë këtë zyrë e cila ka funksionuar në kuadër të ZKM-së.
Tash e tutje veteranët për kërkesa të tyre do të mund të adresohen në zyrën e veçantë cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“… vetëm t’iu njoftoj, ne kemi pas disa biseda me Komisionin. Kryetari i Komisionit është pajtuar që kjo të përmbyllet. Mbesin edhe disa çështje që kanë të bëjnë me invalidët dhe me pjesëtarët tjerë që nuk lidhen me veteranë, të cilat do të vazhdohen të kryhen, por do të kryhen në ministritë përkatëse, kryesisht në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale sepse atje pastaj do të përcillet kompetenca e caktuar dhe përgjegjësitë e përcaktuara për ta.”, ka deklaruar kryeministri Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë, shkruan Gazeta Fjala.
Ai ka thënë se veteranët nuk duhet ta ndjejnë vetën të përjashtuar nga procesi I regjistrimit të tyre sepse sipas tij ky proces do të përfundoj.
“..asnjëri nuk do ta ndjej veten se do të jetë i përjashtuar nga ky proces, por ky proces duhet të rrumbullakohet, është propozimi që të përfundohet, të dorëzohen listat dhe ta kemi të qartë se sa është numri i veteranëve të cilët tani bijën në obligim”, ka thënë Mustafa.
Kryeministri ka bërë të ditur se Qeveria do ta shqyrtoj edhe numrin e veteranëve ngase sipas tij Qeveria ka marrë kritika nga FMN-ja për qëndrueshmërinë buxhetore lidhur me skemën sociale.
“Çështje tjetër mbetet që më vonë të shqyrtohet edhe kjo çështje sepse kemi vërejtje shumë të mëdha për qëndrueshmërinë buxhetore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, se këto ndërlidhen me marrëveshjen që e kemi me ta, por nuk është çështje të cilën sot mund ta diskutojmë në Qeveri”, ka shtuar Mustafa./GazetaFjala/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kriza politike në Kosovë, gazeta austriake: Vendi ballkanik rrezikon humbjen e miliona eurove që jep BE-ja

Kriza politike në Kosovë, gazeta austriake: Vendi ballkanik rrezikon humbjen e miliona eurove që jep BE-ja

Këta janë numrat me të cilët do të garojnë partitë politike në zgjedhjet e 7 qershorit

Këta janë numrat me të cilët do të garojnë partitë politike në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë dhe dinjitet

Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë dhe dinjitet

PSD garon me numrin 129 në zgjedhjet e 7 qershorit

PSD garon me numrin 129 në zgjedhjet e 7 qershorit

AAK garon me numrin 128 në zgjedhjet e 7 qershorit

AAK garon me numrin 128 në zgjedhjet e 7 qershorit

113 është numri i LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

113 është numri i LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Radoniqi: KQZ mbetet e angazhuar që zgjedhjet e 7 qershorit të organizohen në mënyrë profesionale dhe transparente

Radoniqi: KQZ mbetet e angazhuar që zgjedhjet e 7 qershorit të organizohen në mënyrë profesionale dhe transparente

LVV garon me numrin 116 në zgjedhjet e 7 qershorit

LVV garon me numrin 116 në zgjedhjet e 7 qershorit

Pa distancë, pa censurë’’, Abdixhiku e Osmani shkojnë në Gjilan: Kosova ka nevojë për më pak zhurmë e më shumë bisedë

Pa distancë, pa censurë’’, Abdixhiku e Osmani shkojnë në Gjilan: Kosova ka nevojë për më pak zhurmë e më shumë bisedë

Kurti darkë e muhabet me biznesmenë shqiptarë nëpër botë, iu flet për ndërtimin e hekurudhave, digave, stadiumeve

Kurti darkë e muhabet me biznesmenë shqiptarë nëpër botë, iu flet për ndërtimin e hekurudhave, digave, stadiumeve

Mehani reagon: Unë jam më i fortë se çdo herë, sulmet tinzare nuk me ndalin e s’do të fitojnë mbi mua

Mehani reagon: Unë jam më i fortë se çdo herë, sulmet tinzare nuk me ndalin e s’do të fitojnë mbi mua

Lushtaku: Babë, sot dhe shembullin se si respektohet shteti, ata që provokuan për t’u viktimizuar mbetën duarthatë

Lushtaku: Babë, sot dhe shembullin se si respektohet shteti, ata që provokuan për t’u viktimizuar mbetën duarthatë

Lushtaku: Krejt kjo është politikë, Kurti viktimizohet përmes aksioneve të tilla

Lushtaku: Krejt kjo është politikë, Kurti viktimizohet përmes aksioneve të tilla

Musliu: Tre policë kanë refuzuar mbrëmë të vijnë në Skenderaj, janë suspenduar nga detyra

Musliu: Tre policë kanë refuzuar mbrëmë të vijnë në Skenderaj, janë suspenduar nga detyra

Shqipëria tri stërvitje të përbashkëta me Kroacinë dhe Kosovën, ministri Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO-Serbi

Shqipëria tri stërvitje të përbashkëta me Kroacinë dhe Kosovën, ministri Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO-Serbi

Haxhiu ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të Alush Gashit

Haxhiu ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të Alush Gashit