Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka ndarë mbështetjen e tij për të rinjët e një grupi të quajtur NatEv, nga Kosova, të cilet janë duke garuar me projekte e tyre për Agjensin Amerikane Hapësinore NASA.
Këta të rinjë kanë hyrë në garë duke ndërtuar aplikacione për sfidat hapësinore, të cilet edhe janë të radhitur në vendin e 15 në bazë të votave që kanë marrë deri tani, transmeton infosot.com
Me poshtë mund të shihni edhe mbështetjen dhe thirrjen për mbështetje të plotë nga Mustafa për këta të rinjë të cilet tërë këtë punë po e bëjnë duke e pasur në krahë Qendrën inovative të Kosovës , të bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook:
“Dua të ndajë me ju kënaqësinë dhe ndjenjën e krenarisë me anëtarët e ekipit NatEv të Qendrës Inovative të Kosovës. Ata janë bërë pjesë e një gare të ngushtë për të fituar në garën prestigjioze të Agjencisë Amerikane të Hapësirës NASA, Aplikacionet për sfidat hapësinore (Space Apps Challenge).
Projekti i të rinjve kosovarë, NatEv, ka hyrë tashmë në mesin e 15 projekteve më të votuara, në një garë mes 950 projekteve nga 133 shtete pjesëmarrëse. Siç jam informuar NatEv Explorer është një platformë e bazuar në “web”, ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bëhet klasifikimi i dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale.
Kjo është një arritje e madhe e Qendrës Inovative të Kosovës, e këtij ekipi të mrekullueshëm të të rinjve kosovarë, të cilët meritojnë mbështetjen tonë.
Unë u drejtohem me ftesë për ta mbështetur ekipin tonë NatEv, me votim në këtë link https://2015.