Brenda pak minutash pritet të nis takimi i radhës i të dy liderëve atij të LVV-së, Albin Kurti dhe LDK-së, Isa Mustafa, për një përpjekje të radhës për të arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.
Ky është takimi i dytë i cili po mbahet që pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Takimi i sotëm është vazhdim i takimit të së martës, i cili zgjati tri orë por pa rezultate.
Pak minuta më parë janë parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa së bashku me nënkryetarët Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.
Ndryshe LVV-ja sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku ka marrë vendim që ditëve në vijim do t’ia dërgoj me shkrim presidentit Hashim Thaçi emrin e kandidatit për formimin e Qeverisë. /Telegrafi/

















