Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë thënë se i kanë prerë kokën një shtetasi kroat, të rrëmbyer në Egjipt.
Ata kanë postuar një fotografi, që supozohet se paraqet trupin e viktimës, në një llogari të grupit militant në Twitter.
Shtetasi kroat, Tomislav Salopek, është rrëmbyer në muajin korrik, në perëndim të Kajros.
Rrëmbyesit e tij, javën e kaluar, kanë lëshuar një ultimatum prej 48 orësh, i cili ka përfunduar më 7 gusht, duke kërcënuar se do ta vrasin pengun, nëse zyrtarët egjiptianë nuk i lirojnë të gjitha gratë e burgosura myslimane.
Vërtetësia e fotografisë nuk është konfirmuar.
Salopek ka qenë duke punuar për një firmë franceze, kur është rrëmbyer nga makina.