Ironizon zëdhënësi i AAK-së: Besoj se ministri Peci nuk ia ka ditë mbiemrin familjarit të deputetes së VV-së

E publikuar: 15/11/2024 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i ka dhënë tender prej rreth 100 mijë euro vëllait të deputetes së VV-së.

Xhemaili me ironinka thënë se ka mundësi që ministri Peci nuk ia ka ditë mbiemrin familjarit të deputetes.

“Ky Ministri ka mundësi që s’ja ka ditë mbiemrin këtij familjarit të VV-së se përndryshe si “gardian” i pasurisë së shtetit nuk e kish leju avullimin e 100 mijë eurove😀. Nejse, po shpresoj se tash që e din, do të japë përgjigje për skandalin”, ka thënë Xhemaili.