Irina Shayk sërish është shfaqur plot nur në një fushatë reklamuese që tregon përveç buzëqeshjes edhe linjat e saja fantastike të trupit.
Bukuroshja 29 vjeçarje është zhveshur sërish për fushatën reklamuese për bikini e reja të kompanisë kolumbiane Agua Bendita. Duke rrezatuar konfidencë dhe seksibilitet, ylli është shfaqur në poza të ndryshme duke reklamuar bikinet shumëngjyrëshe, një dhe dy pjesëshe.
Para fotoaparatit ajo nuk tregon asnjë grimë pikëllimi për ndarjen me Ronaldon.
Edhe pse beqare dhe me gjithë thashethemet, nuk mund të pohohet me siguri se ajo ka një të dashur zëvendësues.
Ronaldo ndërkaq ishte lidhur në media me emrin e brunetës Lucia Villalon. Motra e madhe e Ronaldos, Elma ka reaguar duke i quajtur këto raporte false.
Këto informacione kanë bërë shumë fansa të pyesin, a mund të bashkohen Ronaldo dhe Irina sërish?