Iranianët festojnë pas sulmit me qindra raketa balistike drejt Izraelit

E publikuar: 01/10/2024 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qindra iranianë janë fotografuar duke u shfaqur për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi Irani lëshoi ​​rreth 200 raketa drejt Izraelit.

Nuk raportohet për viktima pas breshërisë që ndodhi më herët, sonte. Irani nisi sulmin me raketa balistike ndaj Izraelit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut dhe Hamasit. Urdhri për lëshimin e gati 200 raketave në Izrael është bërë nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei.

Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) ku parlajmërohej një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet. Ky i fundit është zotuar për hakmarrje dhe ka njoftuar se sulmi do të ketë pasoja.