Irani po zhvillon armë të shkatërrimit në masë?

E publikuar: 10/10/2017 08:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një raport që do të lëshohet së shpejt do të zbulojë shtrirjen e programit bërthamor të Iranit dhe aftësitë e tij për prodhimin e armëve bërthamore, raporton “Daily Star”.

Raporti përfshin fotografitë satelitore që tregojnë një numër vendesh ku thuhet se Republika Islamike po zhvillon armë të shkatërrimit në masë.

Ai u hartua nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), i cili mbështetet Organizatën e Popullit të Iranit (PMOI).

PMOI-ja ka monitoruar programin bërthamor të Iranit që nga viti 1991.

Ajo ka akuzuar regjimin se po vazhdon fuqizimin e aftësive të tij, duke përfshirë punën për “fuqizimin e armatimit bertahmor”.