CatchUp TV mundëson ri-shikimin e përmbajtjes së preferuar edhe 48 orë pas transmetimit fillestar në ndonjërin prej 10 kanaleve të përzgjedhura televizive
IPKO ka njoftuar se prej sot do të fillojë me ofrimin e shërbimit të ri dhe modern – CatchUP TV, me të cilin edhe njëherë do ta rikonfirmojë pozicionin e saj si ofruesi më i madh dhe më inovativ i televizionit kabllor digjital në Kosovë. CatchUp TV do të ofrohet falas për të gjithë përdoruesit e saj.
Catch Up TV ua mundëson përdoruesve të televizionit kabllor digjital të IPKO-së t’i shikojnë programet e tyre preferuara edhe brenda 48 orëve pasi ato të kenë përfunduar, pa pasur nevojë t’i incizojnë ato.
“Ne besojmë se përdoruesit tanë duhet ta kenë lirinë që ta zgjedhin kohën dhe përmbajtjen që ata duan ta shohin në televizion. Dhe pikërisht, CatchUp TV do tu jap atyre lirinë e plotë në përzgjedhjen e përmbajtjes në televizion, pa marrë parasysh kohën kur një ngjarje e rëndësishme televizive transmetohet”. “Prandaj jemi shumë të lumtur që kemi arritur që përdoruesve tanë tu ofrojmë edhe një inovacion që ua bën jetën e tyre më të lehtë” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në kompaninë IPKO.
CatchUp TV ofrohet në resiverin e ri SmartBox përmes mënysë “Catch Up TV”, ku janë të listuara të gjitha kanalet që ofrojnë këtë shërbim, e brenda kanalit listohen të gjitha programet e regjistruara.
Përmes guidës (EPG) përdoruesit mund të navigojnë në të majtë, dhe të zgjedhin shikimin e programit që ka përfunduar. SmartBox duhet të jetë i lidhur në internet.
Lista e kanaleve televizive nga të cilat përmbajtja mund të kthehet 48 orë prapa: TV21, Klan Kosova, Top Channel, TV Klan, Alsat M, Hits, Aksion, T Plus, Explorer Shkence dhe Explorer Nature.