IPKO i rrit të hyrat në gjysmën e parë të vitit 2015

E publikuar: 28/08/2015 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

peratori kosovar i telefonisë mobile i ka publikuar rezultatet e saj financiare për gjashtë-mujorin e parë të vitit 2015, në të cilin ka shënuar rritje në të hyrat e përgjithshme.

Të hyrat e kompanisë IPKO për gjashtë muajt e parë të vitit 2015 janë rritur për 3 për qind, kur të njëjtat krashasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkaq, EBITDA e kompanisë IPKO ka shënuar rënie prej 9 për qind, kryesisht si rezultat i rënies së trafikut dhe thirrjeve ndërkombëtare, dhe në këtë gjashtë mujor shifra e EBITDA të IPKO-së është 11 milionë euro.

Në këtë gjashtë mujor, IPKO ka bërë investime kapitale në shifrën prej 3.6 milionë eurove. Humbja neto e IPKO-së është regjistruar në 1.6 milionë euro, pasi kompania ende paguan interes në kreditë e marra për investimet fillestare.

Për gjatë muajt e parë të vitit 2015, IPKO ka raportuar rritje prej 2 për qind në numrin e përdoruesve të shërbimeve fikse, përkatësisht 91.952 familje dhe biznese të abonuara në shërbimet e saj të internet dhe TV digjital, si dhe rreth 600 mijë përdorues të telefonisë mobile, përkatësisht 592.570.