Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor pasi dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari mbrëmë në një incident në Kaçanik ka tejkaluar autorizimet policore.
Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, ndërsa pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, raporton KosovaPress.
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin veprime të tjera hetimore lidhur me rastin për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

















