A mund të jetë modeli buxhetor i iPhone-ve të këtij viti, iPhone 9 e munguar?
Kështu mendon iFixit pasi hapi telefonin nga çdo cep i tij për të parë çfarë gjendet në brendësi.
iFixit ka të njëjtin bord logjik me iPhone X me përjashtim të procesorëve dhe komponentëve të rinj të këtij viti.
Bateria e cila tek iPhone XS është në formë “L-je” tek iPhone XR është bateri teke.
Kamerat janë po të njëjtat e madje dhe çipi wireless i cili nuk ka LTE Gigabitëshe si vëllai i madh iPhone XS.
Ajo që çuditi ekipin e iFixit është certifikimi kundër ujit dhe pluhurit. Ata nuk arritën të dallonin ndonjë diferencë në izolimin e iPhone XS dhe iPhone XR ku i pari është IP68 dhe i dyti iP67.
Për më tepër ndiqni videon e iFixit mëposhtë. /PCWorld Albanian