Flagshipi më i fundit i Apple, iPhone X, është një prej shpikjeve më të mëdha të 2017-ës sipas listës së 25 shpikjeve të vitit publikuar nga TIME.
Telefoni i cili doli në shitje më 3 Nëntor, sjell një dizajn radikal në iPhone, një lëvizje e cila nuk është parë që nga 2007-ta kur ka debutuar modeli i parë.
iPhone X nuk ka një buton fizik dhe ndërveprimi i përdoruesit bazohet i gjithi në gjestet në ekran. Ai ka një teknologji kamerash të pashoq dhe identifikim biometrik të gjeneratës së re të cilën Apple e quan Face ID.
Shefi i dizajnit pranë Apple, Jonathan Ive, tha se Apple po shikonte nga e ardhmja me vendimin për të eliminuar butonin fizik Home.
Ive tha se rritja e fuqisë dhe inovacionet e reja vinë me pasoja financiare për blerësit e telefonit dhe këtë e tregoi çmimi i kripur krahasuar me iPhone 8-ën.
Bazuar në parashikimet, kërkesa për iPhone X raportohet të ketë qenë hit. Telefoni mori në tërësi vlerësime pozitive pavarësisht disa problemeve të vogla.
iPhone X është një prej 25 produkteve që u konsideruan si shpikjet e vitit. Mund të përmendim robotin Jobo, akulloren Halo Top, këpucët 3D të printura Adidas, Tesla Model, Nintendo Switch dhe fidget spinner-at. /PCWorld Albanian