iPhone 8 ka një procesor po aq të fuqishëm sa edhe një Intel i vendosur në një MacBook Pro.
Ky është konkluzioni që arrin databaza e GeekBench. Testimet e fundit e konfirmojnë këtë gjë si dhe ekspozojnë dobësitë e pajisjeve të tjera flagship si Galaxy Note 8.
Tom’s Guide kreu një testim të drejtpërdrejtë mes një MacBook Pro 13 inç me procesor Core i5 dhe zbuloi se iPhone 8 është më e shpejtë.
Në GeekBench 4 kur u testuan me të gjitha bërthama, iPhone 8 shënoi 10,170 pikë ndërsa gjenerata e 7-të Core i5 e MacBook Pro vetëm 9,213 pikë.
Krahasimet mes telefonëve dhe laptopëve ishte diçka e papranueshme në të kaluarën por sipas themeluesit të Geekbench, John Poole kjo nuk është e vërtetë duke konfirmuar legjitimitetin e testimeve.
Ai tha se laptopët kanë tendencën të ofrojnë më shumë performancë për një kohë më të gjatë sesa telefonët. Geekbench 4 mat performancën në një sekuencë të shkurtër.
E thënë ndryshe iPhone 8 nuk ka atë sistem ajrimi për ti mbijetuar nxehtësisë që shkakton një testim më i gjatë.
Mjafton që të editoni dhe përpunoni një video në iPhone 8 dhe do të vëreni ndryshimin e madh me telefonët Android që ngjajnë të dorës së dytë.
Eksportimi i një videoje 4K 2 minutëshe mori vetëm 42 sekonda në një iPhone 8 ndërsa plot 3 minuta në Galaxy S8+.
Në kushte normale, MacBook Pro e mund një iPhone në çdo moment, sepse mund të ruajë një performancë të qëndrueshme pikërisht nga nxehtësia. /PCWorld Albanian