iPhone 6S i Apple është në shitje për vetëm një dollarë.
Ata të cilët blejnë në “Best Buy” përmes sistemit online të kësaj kompanie, do të gjejnë në shitje një iPhone 6S 16GB për vetëm 1 dollarë.
Kjo është një zbritje tepër e madhe nga çmimi aktual i iPhone 6S. Por, jo të gjithë mund ta blejnë këtë iPhone.
Oferta vlen vetëm për operatorët e Verizon dhe Sprint, duke i lënë ata të AT&T pa fat, transmeton lajmi.net.
Por, ky është i vetmi model që do të shitet kaq lirë. Të gjitha modelet e tjera të Apple do të shiten me çmim të rregullt.
Sipas një zëdhënëse të Best Buy, klientët më mirë të lëvizin shpejtë: Kjo ofertë zgjatë vetëm deri të dielën.
Kompania Apple lansoi iPhone 6S dhe 6S Plus më herët këtë vit. Pajisjet vijnë me disa përmirësime të mëdha, krahasuar me modelet iPhone 6 dhe 6 Plus. Nëse keni familjar në SHBA, ata mund ta blejnë një të tillë për ju. /lajmi.net