Fillimisht u perfol se ne muajin Mars, Apple mars mund te sjelle rripa te rinj Apple Watch dhe partneritete, por me sa duket do te sjelle edhe gjera te tjera. TechSot.Al raporton se watchOS 2.2 – e cila eshte lançuar kohet e fundit si nje beta per zhvilluesit – mund te shohe rrugen e saj per konsumatoret ne eventin e ketij marsi.
Rripat e rinj jane bere thuhet nga nje material i ri, edhe pse nuk eshte e qarte nese Apple eshte duke perditesuar materialet e saj polyelastomer apo jo. Rripat e rinj eshte thene gjithashtu se do te vijne ne ngjyra qe ende nuk shiheshin me para nga Apple.
E ndersa te gjitha keto do te publikohen me shume gjasa ne mars, eventi mund te sjelle nje iPad Air 3 te ri, dhe mesa duket Apple do te duhet ende te vendose nje date per eventin e tij per shkak se ajo eshte duke pritur per te pare nese tableti do te jete gati ne kohe.
/Techsot.al/