Para disa ditësh u realizua zyrtarisht sistemi operativ iOS 9, dhe bazuar nga norma fillestare e adoptimit, ka shumë mundësi që shumë përdorues të instalojnë sistemin e fundit operativ të Apple-it tek pajisjet e tyre iOS.
Për ata që duan të dinë se sa shpejt funksionon pajisja me sistemin iOS 9, atëherë duhet të shihni videon e mëposhtme.
Ekipi i uebsajtit “Everything Apple Pro” ka krahasuar iOS 9 me versionin e mëparshëm të iOS-it, që është iOS 8.4.1. Meqë iPhone-t kanë harduerë të ndryshëm, atëherë sistemet operativ janë testuar tek iPhone 6, iPhone 5s, iPhone 5 dhe iPhone 4s.
Nga videoja shohim që fillimisht iOS 9 është më i shpejtë se iOS 8.4.1. Por tek iPhone 4s nuk funksionon edhe aq mirë, që do të thotë se iOS 9 është projektuar më shumë për pajisjet e reja. Sa i përket hapjes së aplikacioneve, iOS 8.4.1 kryeson. Ndryshimi tek shpejtësia duket më qartë sidomos tek iPhone 4s, ndërsa tek iPhone 6 duket më pak.
Çfarë do të thotë kjo për përdoruesit? Nëse po përdorni sistemin iOS 8.4.1 tek iPhone-t tuaj, atëherë nuk është e nevojshme që ta përditësoni atë me iOS 9. Ka pasur shumë ankesa deri tani në lidhje me këtë sistem operativ, madje edhe përdorues të iPhone 6, ku pavarësisht se Apple ka premtuar se do të jetë më i shpejtë, përdoruesit kanë dëshmuar të kundërtën. Edhe kjo video dëshmon më së miri të gjitha ankesat e përdoruesit. Ndoshta në të ardhmen do të funksionojë më mirë, por për momentin nuk do t’jua sugjeronim që të instaloni iOS 9 tek telefonat tuaj.
Për më tepër, videoja në vazhdim…