Menjëherë pas debutimit të iOS 12.1.2 përdoruesit filluan të raportonin probleme me sinjalin celular.
Edhe pse problemi nuk është aq i përhapur në masë, në rrjetin social Twitter kanë shpërthyer ankesat.
Përditësimi duhej të adresonte dy probleme në iPhone XR, iPhone XS dhe iPhone XS Max: njëri me funksionin eSIM dhe tjetri problemet e konektivitetin celular.
Fillimisht ato u shfaqën në Turqi ndërsa tani është përhapur më tej.
Menjëherë pas përditësimit, përdoruesve u shfaqej teksti “No Service” ku duhej të ishte emri i operatorit.
Përdoruesit kanë raportuar probleme nga Evropa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. /PCWorld Albanian