Investitorët shpresë që bitcoin të arrijë në 10,000 dollarë

E publikuar: 29/05/2019 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bitcoin, i cili është rritur disa herë gjatë muajve të fundit, ka filluar të tregojë shenja të pakta të ngadalësimit të këtij ekspansioni dhe tregtarët e investitorët e bitcoin kanë kthyer shikimin drejt kufirit psikologjik prej 10,000 dollarësh.

Rritja e bitcoin ishte 10% ditën e djeshme në pothuajse 9,000 dollarë, duke prekur kufirin 8,939 dollarë në bursën e Bitstamp në Luksemburg, përpara se të tërhiqej.

Aktualisht çmimi i bitcoin sillet rreth 8,500 dollarë megjithatë është 70% më lart sesa 30 ditë më parë dhe 120% më lart krahasuar me fillimin e 2019-ës.

Rritja e papritur ka bërë që tregu i kriptomonedhave të fryhet me 20 miliardë dollarë ku vetëm bitcoin ka shtuar 15 miliardë dollarë.

Ajo është nxitur nga disa lajme pozitive rreth bitcoin dhe tregut të kriptomonedhave në terësi në javët e fundit. Tashmë mesatarja e vlerës së 200 ditëve të fundit të bitcoin ka rritur në 4,500 dollarë.

XRP, Bitcoin Cash, EOS dhe Litecoin shënuan të gjithë rritje dyshifrore. Volumi i tregtimit ditën e djeshme të bitcoin ishte 10.3 miliardë dollarë sipas CoinMarketCap.com. /PCWorld Albanian