Investitorët në Brezovicë takojnë ministren Bajrami

E publikuar: 20/07/2015 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami ka takuar sot përfaqësues të Konzorciumit për Zhvillim të Qendrës Turistike të Brezovicës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami ka takuar sot përfaqësues të Konzorciumit për Zhvillim të Qendrës Turistike të Brezovicës, kryesuar nga drejtori menaxhues Pascal Raux, njoftoi kabineti i ministres.

Përfaqësuesi i Konzorciumit e ka njoftuar ministren për vazhdimin me sukses në përmbushjen e obligimeve që dalin nga kontrata e nënshkruar për projektin e Brezovicës, obligime të cilat duhet të përmbushen para hyrjes në fuqi të kontratës. Raux po ashtu ka njoftuar ministren se pas nënshkrimit të kontratës për Brezovicën është rritur interesimi i palëve për t‘u bërë pjesë e këtij projekti dhe për t‘u përfshirë në investime në këtë projekt.

Ministrja ka falënderuar përfaqësuesit e kompanisë për prezantimin dhe i ka siguruar që Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbështesë projektin dhe të realizojë obligimet e vta, që dalin nga kontrata e nënshkruar. Ajo gjithashtu ka njoftuar drejtorin Raux për gatishmërinë e Qeverisë, për të mbështetur konzorciumin gjatë dialogut me Institucionet Financiare.

Takimi është realizuar në vazhdën e takimeve të rregullta ndërmjet MTI-se dhe konzorciumit, për të diskutuar lidhur me progresin e projektit, thuhet në komunikatë.