Autoritetet financiare Britanike lëshuan një deklaratë ditën e sotme rreth Initial Coin Offerings (ICO-ve) duke paralajmëruar investitorët rreth rrezikut që u kanoset prej tyre.
Autoriteti i Sjelljes Financiare në Britani tha se kushdo që investon në ICO duhet të jetë i përgatitur për të humbur të gjitha paratë e investuara pasi janë zbuluar raste të mashtrimit.
ICO-të përdorin gjuhën e ofertave fillestare publike (IPO) dhe janë dizajnuar për të ngritur financime për startupet e internetit. Megjithatë ngjashmëritë mes një ICO-je dhe IPO-je mbarojnë këtu.
Në vend që të kërkojnë financime nga publiku në paund, euro apo dollar, investitorët në ICO paguajnë në monedha virtuale si bitcoin apo ether. Në këmbim atyre u jepen monedha ose siç quhen ndryshe “token” të cilat kanë vlerë në firmën e re.
ICO-të kanë fituar popullaritet falë përdorimit nga personazhe të njohur si Paris Hilton apo Floyd Mayweather. Javën e kaluar Hilton tha se në rrjetin social Twitter se do të investonte në një monedhë virtuale të quajtur LydianCoin.
Në muajt e fundit besohet se mbi 1 miliard dollar janë investuar në ICO ku Kina ishte në qendër të aktivitetit të tyre spekulativ. Megjithatë pas kundërsulmit nga autoritetet në vende të ndryshme të botës, vlera e bitcoin ra nga 4,950 në fillim të shtatorit në 4,300 dollar.
“ICO-të bartin rrezik të lartë, janë investime spekulative,” tha FCA. “Duhet të jeni të ndërgjegjshëm se mund të humbisni çdo gjë.”
Paralajmërimi i autoriteteve Britanike vjen në vazhdën e një fushate gjerë kundër ICO-ve dhe monedhave virtuale udhëhequr nga Kina.
Javën e kaluar Banka Qendrore Kineze ndaloi aktivitetin e ICO-ve me ligj duke thënë se praktika të tilla shërbenin si terren për ngritjen e fondeve në mënyrë ilegale.
Investitorët në ICO bëjnë para kur vlera e monedhave të blera rritet. Edhe Ethereum është ngritur mbi shitjen e 60 milion monedhave Ether të cilat gjeneruan 18.5 milion dollar në Bitcoin.
Më pas u ndoq nga 10 ICO-të të tjera bazuar në ethereum si Brave, Basic Attention Token, Bancor Network Token, Mobile Go.
Dështimi më i madh i një startupi me një ICO ka qenë rasti i Decentralised Autonomous Organization DAO. Investitorët humbën 150 milion dollar si rezultat i një problemi sigurie i cili ekspozoi ICO-në ndaj hakerave. /PCWorld Albanian