Në kuadër të aktiviteteve zyrtare zvministri i MMPH-së, Ferat Shala ka vizituar Ndërmarrjen Publike Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, ku u takua me drejtorin Gjelosh Vataj, me të cilin diskutoi për gjendjen e përgjithshme të ndërmarrjes, projektet në zhvillim, si dhe bashkëpunimin në mes të MMPH dhe Ujësjellësit Rajonal Prishtina, me thekst të veçantë për projektin e ndërtimin të fabrikës se ujit të pijes në Shkabaj.
Shala dhe Vataj vizituan edhe punimet në realizimin e projektit në Shkabaj, ku u takuan me punëkryesit dhe menaxherët e projektin, ku u ata u informuam hollësisht për dinamiken dhe fazat e realizimit të këtij projekti kapital për kryeqytetin.
Ky projekt gjigant në vlerë prej 35 milionë euro po realizohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, dhe me mbështetje financiare nga Qeveria Gjermane dhe Komisioni Evropian përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW).
Projekti do të përfundojë para fundvitit 2016 dhe si rezultat i këtij investimi kryeqyteti do të ketë ujë të bollshëm dhe furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm. Sasia dhe cilësia e ujit është esenciale për shëndet dhe mirëqenie sociale. Uji është baza e zhvillimit të qëndrueshëm ekomomik dhe njerëzor.