Lajmet

Investimet gjermane hapin qindra vende pune në Kosovë

29.05.2016 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Investimet gjermane hapin qindra vende pune në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka prezantuar të dielën disa projekte të investitorëve potencialë gjermanë, të cilat pritet të finalizohen së shpejti. Vetëm njëri nga këto projekte është bërë e ditur se do të punësojë deri në 800 qytetarë të Kosovës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, gjatë një konference për media, ka treguar se investimet që do të bëhen në Kosovë, do të gjenerojnë vende të reja të punës.

Disa prej këtyre investimeve që do të bëhen, janë investime gjermane-kosovare, ka shtuar ministri Abrashi.

“Gjatë javës së ardhshme do të promovohen disa projekte të investitorëve gjermanë. Fillimisht, do të mbahen disa panaire të punës, pastaj gjatë javës do të bëhet provimi i një investimi kosovar- gjerman për panele solare”.

“Në fund të muajit të ardhshëm do të jetë një fabrikë për përpunimin e produkteve ushqimore, në Podujevë dhe kemi të bëjmë me punësim e 500 deri në 800 persona në këtë fabrikë. Këto janë lajme të mira për ekonominë, për Kosovën dhe imazhin e saj”, ka thënë Abrashi.

Ai ka treguar se në fabrikën për përpunimin ushqimor që do të bëhet në Podujevë, do të kenë prioritet punësimi gratë, të cilat janë në asistencë sociale.

Po ashtu, ai ka njoftuar se do të mbahen trajnime profesionale për të punësuarit potencial në këtë fabrikë.

Të hyrat nga investimet e huaja në Kosovë, vazhdimisht, janë cilësuar promotor i zhvillimit ekonomik, por që këto investime kishin shënuar rënie ndër vite, si dhe ishin konsideruar të ulëta krahasuar me nevojat që ka Kosova.

Të hyrat vjetore mesatare të investimeve të huaja, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë periudhës 2009-2013 kanë qenë 400 milionë euro, por, që shënuan rënie në vitin 2014, dhe atë në vetëm 151 milionë euro. Derisa, në vitin 2015 investimet e huaja kanë qenë rreth 320 milionë euro.

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, e pranishme në këtë konferencë për media, ka theksuar se çështja kryesore për Kosovën duhet të jetë zhvillimi ekonomik

“Këta investitorë nga Gjermania kanë parë optimizëm në këtë drejtim, kanë ardhë në vitin e kaluar dhe ka storje të suksesit nga anëtarë të diasporës, të cilët po kthehen në Kosovë. Mendojmë se duhet të flasim për këso lloj zotimesh për Kosovën dhe angazhimi i diasporës duhet të bëhet nesër dhe pasnesër, posaçërisht duhet t’i paraqesin kushtet dhe nevojat për investitorët që vijnë nga Zvicra, Gjermania dhe Austria”.

“Marrëveshja e Stabilizim -Asociimit , ne shpresojmë që ka shtyrë disa zhvillime pozitive në muajt dhe vitet e ardhshme dhe ne jemi shumë optimistë se shumë janë raste të mira për kosovarët, pavarësisht a kanë avantazhe krahasuese në tregun e fuqisë punëtore dhe në të gjithë ekonominë”, ka theksuar Viets

Ndërkaq, njëri nga investitorët gjerman, i pranishëm në këtë konferencë për media, Klaus Jurgen Lotz konsideron se në Kosovë duhet të krijohen kushte më të mira për punësim dhe se kjo mund të arrihet përmes një edukimi cilësor.

“Duhet të fillojmë të krijojmë arsimimin më të lartë, më cilësor. Kemi mundësi që t’i ndryshojmë programet muaj për muaj që të krijojmë arsim cilësor në Kosovë”.

“Duhet të krijojmë raste të mira brenda Kosovës me kompani të reja, produkte, programe të reja të arsimimit dhe të themi që t’i bëjmë njerëzit më mendjehapur në këtë drejtim”, u shpreh Lotz.

Ndryshe, papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë qytetarët e Kosovës që nga paslufta.

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat flasin për vitin 2015,tregojnë se niveli i papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9 për qind, transmeton rel.

Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 57.7 për qind.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë