Dy eksponentë të lartë të PS-LSI, përkatësisht Arben Çuko dhe Spartak Braho e kanë akuzuar këshilltarin ushtarak të ish presidentit Nishani, Gjeneral Piro Ahmetaj, si të përfshirë në strukturat e ish shërbimit sekret komunist Sigurimi i Shtetit.
Akuzat e Çukos dhe Brahos, që përveçse deputet mbante edhe postin e kryesuesit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, janë artikuluar shtatorin e shkuar, pra një vit më parë, për tu rikrhyer, çuditërisht, edhe këtë shtator, nga gazeta “Sot”, që në datën 23 shtator 2017, së bashku me “rikthimin” e Gjeneral Ahmetajt si këshilltar i Ilir Metës publikoi dhe akuzat e Brahos e Çukos rreth qënies së tij bashkëpunëtor i Sigurimit. Mirëpo sa të vërtetë ka në këtë lajm?
Nga një investigim që ka bërë CityNews ka dalë së gjithsa kanë adresuar Braho e Çuko rezulton të jenë mashtrime. Sikurse rezulton të jetë mashtrim edhe fakti që Gjeneral Ahmetaj është rikthyer në punë nga presidenti Ilir Meta katër ditë më parë.
Burime të presidencës i thanë CityNews se Gjeneral Ahmetaj nuk ka katër ditë por 20 muaj që shërben në presidencë si këshilltar ushtarak. Ka qenë në këtë detyrë me presidentin Nishani dhe vijon ende detyrën me po të njëjtin përkushtim.
Përsa i përket akuzave të renda, lidhur me qënien e tij bashkëpunëtor, me pseudonimin “Shkodrani”, sikurse ka artikuluar Spartak Braho, citynews, duke ju referuar shkresave zyrtare dhe jo llafeve Braho-Çuko, ka arritur të zbulojë se nuk ka kurrfarë të vërtete.
Pas akuzave Gjeneral Ahmetaj e ka ndjekur rastin pranë institucioneve kompetente dhe nëpërmjet një proçesi zyrtar riçertifikimi (për herë të 7) me institucionet Shqiptare, por edhe ato të NATO-s, rezultoi i pastër. Praktikën zyrtare të këtij akti e administron edhe presidenca, thanë burime për Citynews.
Sikurse në dosjen personale të këshilltarit ushtarak të Presidentit rezultojnë të jenë edhe katër vendime gjyqësore, dy nga të cilat të formës së prerë, e që rrezojnë padinë dhe pretendimet e Ministrisë së Mbrojtjes, në lidhje me dekretin dhe statusin e gradës ushtarake, që Ahmetaj vijon të mbajë.
Janë pikërisht këto të vërteta që presidenti Nishani vendosi rikthimin në detyrë të Këshilltarit Ushtarak si dhe pas dy vendimeve të formës së prerë, me Dekret të Posaçem shfuqizoi dekretin e nxjerrjes në rezervë !
Kjo është e vërteta e dalë nga investigimi i rastit prej City News dhe jo ajo që pa pikën e përgjegjësisë, sdihet pë çfarë arsyeje okulte kanë artikuluar Spartak Braho e Arben Çuko, të cilët në këtë rast dalin të jenë jo “burra shteti”, por mashtrues publik./ CityNews



















