Inva Mula e thyer nga humbja e babait: Gjiganti jonë fluturoi në valsin e përjetësisë

E publikuar: 29/10/2020 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inva Mula ka shkruar fjalë prekëse pas vdekjes së babait.

Kompozitori i mirënjohur shqiptar, Avni Mula u nda nga jeta mbrëmjen e së enjtes, shkruan lajmi.net.

Lajmi për vdekjen e tij ka trishtuar gjithë komunitetin artistik, ndërsa telegrame ngushëllimi kanë ardhë edhe nga figurat e njohura publike.

Përmes një postimi në Facebook, vajza e tij, sopranoja Inva Mula, njoftoi se homazhet bëhen nesër (e premte) nga ora 11:00 deri në orën 13:00, në hollin e Universitetit të Arteve.
Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!

Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë.

Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”, shkruan Inva.

Kujtojmë se Avni Mula njihet për kontributin e veçantë artistik që ka dhënë ndër vite