Intonohet himni i Republikës së Kosovës, Lista Serbe lëshon sallën

E publikuar: 11/02/2026 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lista Serbe ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës kur po intonohej himni i Republikës së Kosovës.

Pas intonimit të himnit, kryeministri Albin Kurti u betua si kryeministër i Kosovës.

Seanca e Kuvendit të Kosovës tashmë mbylli punimet, lajmin e bëri të ditur kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.