Një grua nigeriane ka shënuar rekord të ri botëror duke intervistuar 90 persona për 55 orë e 24 sekonda.
Clara Chizoba Kronborg drejton një emision në YouTube të quajtur “Women’s World Show”.
Intervistat e saj përfshijnë biseda me persona të etnive dhe profesioneve të ndryshme, të cilët flasin rreth mënyrës se si kanë arritur sukses në fushat e tyre përkatëse.
“Kjo përpjekje rekord ishte për bashkimin e individëve të ndryshëm dhe ndarjen e historive të tyre frymëzuese.” – tha Kronborg për Guiness.
“Unë jam e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, veçanërisht gratë punëtore, për të ndarë historitë e tyre frymëzuese me njerëz që përballen me sfida të ngjashme.”
Bëhet e ditur se nigerianja intervistat i ka zhvilluar në një jaht në Marbella të Spanjës me një pauzë prej 5 minutash çdo orë.
New record: Longest interviewing marathon – 55 hours 24 seconds ⏱️ Congratulations to @clarackronborg1
https://t.co/YCVikcOnH1— Guinness World Records (@GWR) April 24, 2024