Intervistimi për dyshime me manipulim të votave, avokati Sylaj: Pas marrjes në pyetje, klienti im u lirua

E publikuar: 03/02/2026 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Kadri Sylaj ka mbrojtur një të dyshuar në rastin e manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme, e për çka tha se pas marrjes në pyetje ai është liruar.

“Unë kam qenë prej Odës së Avokatëve, i caktuar sipas detyrës zyrtare, me mbrojt një të dyshuar nga Komuna e Vitisë. Intervistimi ka qenë në rregull. Nuk është ndaluar klienti, domethënë i dyshuari është liruar. Pastaj vazhdon procedura. Besoj që do të vazhdojë procedura dhe do të jem i angazhuar edhe deri në fund të procedurës me mbrojt klientin tim për të cilin kam qenë sot prezent kur është intervistuar“, tha ai.