INTERVISTË. Hashim Thaçi: Qe pse Kosova e fiton gjyqin e gjenocidit ndaj Serbisë!

E publikuar: 31/05/2015 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndryshe prej Kroacisë dhe Bosnjes, ku krimet i kryen paramilitarët, rasti i Kosovës asht ma i randë, sepse krimet ndaj shqiptarëve i kryen drejtpërdrejt forcat e ushtrisë dhe të policisë serbe, derisa kishte pak paramilitarë.
Kështu asht përgjigjë zv/ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi në nji intervistë për gazetarin amerikan Robert Leonard Rope, – raporton Rrokum.tv.
Në këtë bisedë të gjatë të zhvillueme para pak kohësh në zyrën e tij në Ministrinë e Jashtme, Thaçi flet për padinë për gjenocid ndaj Serbisë, për njohjet ndërkombëtare të Kosovës, për gjendjen ekomonike në vend, e madje edhe për energjinë e pastër.
Pamvarsia e Kosovës solli paqe, stabilitet dhe fqinjësi të mirë mes vendeve të rajonit – thekson Thaçi, derisa shton se vendi jonë asht njoftë deri tash prej 108 shteteve e asht antarsue në shumë organizata ndërkombëtare, rajonale, europiane e globale. Sa i takon OKB, – vazhdon zv/kryeministri, – Rusia vazhdon bllokimin. Por ma e randësishme asht marrëveshja – që Thaçi e quen “e paqes” – me Serbinë para dy vjetësh në Bruksel.
Sa i takon interesimit të gazetarit për gjykimin e krimeve të luftës, si dhe mungesën e reagimit ndërkombëtar për kriminelët e luftës që munden me u fshehë në Serbi, Rrokum.Tv citon deklaratën e Thaçit se Kosova nuk ka kurrgja për me fshehë.
Na nuk kemi asgja për me fshehë e prandaj kemi bashkëpunue ngushtë me sistemin ndërkombëtar të drejtësisë. Krejt bota e din se Serbia tentoi gjenocid në Kosovë. Na kermi bashkëpunue me Gjykatën e Hagës dhe drejtësia në Kosovë ka qenë në duert e komunitetit ndërkombëtar, ma herët të UNMIK e tash të EULEX. Kushdo që ka krye krime, pamvarsisht etnisë, ka me mbajtë përgjegjësi, – deklaroi Thaçi.
Derisa Kosova i ka përmbushë detyrimet ndaj komunitetit ndërkombëtar, qeveria – thekson Thaçi, – po punon për me e zbardhë të vërtetën e krimeve serbe. Dhe njerëzit që kanë vuejtë e dinë të vërtetën.
Minsitri i Jashtëm thotë se nuk mudnet me e ditë as numrin e as faktin nëse Sebia e ka nji listë të kriminelëve të luftës. Ai nuk asht i sigurt nëse ata jetojnë në Serbi apo fshihen dikund tjetër. Por ai thekson se shumë prej tyne kanë pasë edhe poste të naltë në Beograd.
Ka shumë prej atyne që kanë krye krime në Kosovë e që shpesh kanë mbajtë poste të naltë në Serbi, – thotë Thaçi. – Njerëz që janë përfshi në krimet në Izbicë, Krushë, Meje,… e fshtatna të tjera.
Ai thotë se me këto po merret EULEX.
Ndoshta kriminelët janë ende në pushtet, ose fshihen në parlamentin e Serbisë, – thotë Thaçi, – tue përmendë rastin am të fundit të akuzës që Natasa Kandic ngriti ndaj shefit të ushtrisë serbe. A e kuptoni se sa i mbron presidenti i Serbisë të dyshuemit për krime lufte? – i përgjigjet Thaçi me këtë pyetje gazetarit amerikan, derisa ky i fundit thotë se nuk e kupton pse u deshën 16 vjet për me e zbulue këtë.
Ndoshta sepse veç tash u zbuluen, ose sepse ata nuk guzojnë me i përmendë këto çashtje, – përgjigjet Thaçi.
Natasa Kandic nuk guxoi? – pyet gazetari.
Këtë s’e di, – përgjigjet Thaçi.
Tue dalë te padia për gjenocid, Thaçi thotë se Kosova ende asht në fazën përgatitore.
Na jemi të bindun se kemi me e fitue këtë rast. Na kemi me e ngritë çashtjen. Na jemi të bindun se kemi të drejtë, sepse kemi nji rast ma të randë se sa në Kroaci e Bosnje. Në Kosovë, dhuna asht krye drejtpërdrejt nga forcat serbe. Ka pasë pak paraushtarakë të përfshimë, derisa Serbia me ushtrinë dhe policinë ka tentue gjenocid në Kosovë. Hierarkia mundet me u ndjekë qysh prej Milosevic’it e deri te ushtari ma i fundit i kambsorisë. Nji milion njerëz janë dëbue prej shtpive të tyne prej ushtrisë dhe policisë serbe, – ka argumentue ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Megjithatë, – vazhdon Thaçi, – na kemi me e përgatitë mirë këtë dosje, e unë jam i bindun se ka me u konfirmue tentimi i Serbisë për gjenocid në Kosovë.
/Rrokum/