Manchester United ka rënë dakord të ndërpresë kontratën e Cristiano Ronaldos me pëlqim reciprok pas intervistës së tij me gazetarin Piers Morgan, me sulmuesin që largohet nga klubi me efekt të menjëhershëm.
Cristiano Ronaldo foli me tone dhe akuza të ashpra për trajnerin Erik ten Hag dhe klubin në këtë intervistë.
Ronaldo dhe United ranë dakord me marrëveshje të dyanshme për t’i dhënë fund kontratës së sulmuesit shtatë muaj më herët.
Kjo do të thotë se 37-vjeçari do të humbasë 18.5 milionë euro në paga.
Roanldo akuzoi klubin se po përpiqej ta detyronte atë të largohej dhe pretendoi se kishte pasur “zero progres” në United që kur u largua për herë të parë në vitin 2009.
United lëshoi një deklaratë ku shkruhej se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të dyanshme, me efekt të menjëhershëm.
Klubi e falënderon atë për kontributin e tij në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij mirë në të ardhmen.
Më pas edhe Ronaldo lëshoi një deklaratë ku konfirmoi largimin e tij me pëlqim të ndërsjellë.
Ai ka thënë se e do Manchester Unitedin dhe tifozët dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.