Mjekët e një spitali në jugperëndim të Kinës, intervenuan te një burrë i paemëruar, për t’ia nxjerrë një shkrepëse që i kishte ngecur në ezofag.
Pacienti 40-vjeçar, kishte shkuar për kontroll shkaku i dhimbjeve të mëdha dhe jashtëqitjes me urinë, transmeton Telegrafi.
Me të gjetur objektin plastik të gjatë nëntë centimetra, mjekët përdorën një pajisje për ta tërhequr përjashta.
“E mbështollëm me një qese gome, që të mos dëmtoi dhe lë mbetje derisa nxjerrët jashtë. U mahitëm se mund të jetë shkrepës, mbetëm të habitur kur e pamë nga afër”, ka thënë kreu i mjekëve.
Në anën tjetër, pacienti ka thënë se e kishte përpirë aksidentalisht gjatë vitit 1998 dhe ka harruar që i ndodhi ky aksident. Fillimisht, shkrepësi kishte ngecur diku ku nuk bënte problem, por kur lëvizi pas 20 vitesh nisi të shkaktonte probleme të shumta.
Gjendja e pacientit është në rregull, ndërsa po qëndron edhe në spital derisa të shërohet plotësisht. /Telegrafi/