Interneti gjatë fluturimeve ajrore zakonisht është i paqëndrueshëm dhe i ngadaltë. Oledcomm dëshiron që ta ndryshojë këtë duke sjellë internet të shpejtësisë së lartë në fluturimet e Air France dhe KLM përmes teknologjisë Li-Fi.
Kompania Franceze e teknologjisë do të pajisë avionët e fluturimeve të mesme me LiFiMAX. Nëse premtimi i Oledcomm me internet 100Mbps është i vërtetë, LiFiMAX do tu sigurojë pasagjerëve internet mjaftueshëm për të parë video 4K, luajtur lojëra, përdorur realitetin e shtuar si dhe aksesuar internetin.
Sot shpejtësia më e madhe e internetit në fluturimet ajrore është 15Mbps. Për fat jo të mirë LiFiMAX nuk përmirëson shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë e lidhjes së internetit që i furnizohet avionit por vetëm atë në bord.
Kompania thotë se LiFiMAX do të ofrohet në fluturimet e para në fund të vitit. Ndryshe nga Wi-Fi, Li-Fi përdor dritën në vend të valëve elektromagnetike për të përçuar internet.
Disa argumentojnë se Li-Fi është më i sigurtë se Wi-Fi dhe Bluetooth sepse drita nuk penetron muret. Megjithatë edhe kjo pa problemet e veta sepse LiFiMAX i Oledcomm ka një rang maksimal prej 28 metrash dhe shpejtësi mesatare prej 40 deri në 100Mbps.
Gjithashtu është më i kushtueshëm se Wi-Fi. Një pako e vetme që përmban transmetuesin dhe marrësin ju kushton përdoruesve 900 dollarë. /PCWorld Albanian