Rei Manaj do t’i japë lamtumirën përkohësisht Interit në janar, pasi sulmuesi pritet të huazohet për të gjetur më shumë hapësira në fushën e lojës dhe për të luajtur shanset e tij për pjesëmarrjen në Euro 2016 me Shqipërinë.
Gjatë ditës së fundit, në skenë ka dalë emri i Palermos si skuadra më e mundshme ku mund të përfundojë Manaj në janar.