Interi fitoi me rezultat 5-0 ndaj Chievos në Serie A.
Zikaltrit dominuan nga fillimi deri në fund dhe kjo ishte një fitore e lehtë për djelmoshat e Luciano Spallettit.
Ivan Perisic duke festuar golin e parë me Marcelo Brozovicin (Getty Images)
Ndeshja filloi me rastin e Andrea Ranocchias në minutën e tretë, pas pesë minutash rrezikoi edhe Antonio Candreva.
Shansi më i mirë për mysafirët ishte në minutën e 14, kjo pasi Riccardo Meggiorini gjuajti rrezikshëm, por Samir Handanovic bëri një prite të mirë.
Festa pas golit të 16-të sezonal nga Mauro Icardi (Getty Images)
Pas një seri sulmesh shënoi Ivan Perisic në minutën e 23-të, ndërsa Mauro Icardi thelloi epërsinë në minutën e 38-të dhe me rezultat 2-0 përfundoi pjesa e parë.
Perisic shënoi edhe një herë në minutën e 57-të, ndërsa pas tre minutash për të kompeltuar pokerin ekipor u përkujdes Milan Skriniar.
I pandalshëm Ivan Perisic këtë sezon (Getty Images)
Në vazhdim zikaltrit e kontrolluan lojën, i sapo inkuadruari në lojë Yann Karamoh, rrezikoi me një gjuajte brenda zonës.
Në kohën shtesë shënoi edhe një herë Perisic, i cili kompeltoi het-trikun.
Luciano Spalletti tani duhet të fokusohet për Derbin e Italisë (Getty Images)
Pas kësaj fitore Interi ngjitet në vendin e parë me 39 pikë, ndërsa Chievo bie në vendin e 12 me 20 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Juventusit, ndërsa pret Romën. /Telegrafi/

















