Roberto Mancini u ka kërkuar drejtuesve një sulmues krahu për merkaton e Janarit. Ausilio mendon për Bellarabin e Leverkusen por kërkesa 25 mln Euro për kartonin e tij e ka shtyre të studiojë një emër tjetër, Feghouli të Valencias. Lojtari francez është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk po gjen akordin me klubin mbi termat financiarë. 25-vjeçari pretenton 2.5 mln euro në sezon ndërsa Valencia nuk shkon më shumë se 2 mln Euro dhe për Interin nuk do të jetë problem t’i përmbushte kërkesat lojtarit 25-vjeçar.